Juventusi ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, duke regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi.
Kampioni në fuqi italian mposhti sonte Romën, duke ia rrëmbyer edhe pozitën e tretë në tabelë.
Ndeshja e zhvilluar në "Allianz Stadium" ka përfunduar me rezultatin 2-0. Cristiano Ronaldo dhe Roger Ibanez (autogol) ishin autorët e golave.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla ishte në fushë për Romën nga minuta e parë deri në të fundit.
Sajti i njohur “Whoscored.com” e ka vlerësuar shqiptarin me notën 6.2.
Lojtari i ndeshjes sipas sajtit ishte ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo që mori notën 7.5.
“Biankoneri” tani ka 42 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, kurse Roma mbetet me 40 pikë dhe renditet një pozitë më poshtë.