Juventusi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në xhiron e 21 të Serie-A duke e mposhtur rivalin direkt, Romën me rezultat 2-0 të shtunën në stadiumin “Alianz Arena”.
Cristiano Ronaldo pati një paraqitje fantastike në këtë ndeshje ku edhe realizoi golin e parë në minutën e 13’ pas një goditjeje nga jashtë zonës me të majtën e tij.
Por, ylli portugez përveç paraqitjes së tij, ka marrë vëmendje edhe me diçka tjetër gjatë kësaj ndeshjeje.
Numri shtatë i Juventusit u përfshi në një debat interesant me gjyqtarin kryesor të takimit në momentin kur pretendoi se kishte shënuar edhe një gol tjetër.
Kur gjyqtari i tregoi që ora e tij digjitale nuk kishte sinjalizuar se topi kishte kaluar vijën fatale, Ronaldo iu ofrua dhe i kërkonte që këtë ta vërtetonte duke e parë më sytë e tij orën.
Cristiano Ronaldo didn't believe the referee when he said his shot didn't go over the line ? pic.twitter.com/1KWDeJK3yF
— ESPN FC (@ESPNFC) February 6, 2021