Genoa ka triumfuar në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A ndaj Napolit.
Vendasit e nisnën mirë ndeshjen ku befasuan Napolin me dy gola të shpejtë.
Fillimisht, Pandev zhbllokoi rezultatin në minutën (11′) dhe goli i dytë erdhi në minutën (26′).
Pandev nuk deshi të festojë pasi ai ishte anëtar i Napolit në të kaluarën, por pavarësisht kësaj, golat e tij shkaktuan dhimbje për Gennaro Gattuson.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Genoas.
Në Pjesën e dytë, Gattuso bëri ndryshime, njëra nga to ishte edhe Amir Rrahmani, i cili zëvendësoi Kostas Manolas në minutën e (69′).
Golin e vetëm për Napolin e shënoi Politano (79′).
Me këtë humbje, Napoli mbetet në pozitën pestë me 37 pikë ndërsa Genoa ngjitet në pozitën e 11-të me 24 pikë.