Carlo Ancelotti flet pas ndeshjes dramatike ndaj Manchester United

Futboll

Carlo Ancelotti flet pas ndeshjes dramatike ndaj Manchester United

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:02
Carlo Ancelotti

Mbrëmë është luajtur super derbi i madh në Premier League.

Të drejtuarit e Solskjaer kanë barazuar me rezultat 3 me 3 ndaj skuadrës së Anchelottit.

Cavani, Fernandes dhe McTominay shënuan për Manchester United, kurse Doucurte, James Rodriguez dhe Calvert Lewin realizuan për mysafirët.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme nga fillimi e deri në fund që u shoqërua me emocione të mëdha.

Pas ndeshjes foli trajneri i Everton, Carlo Anchelotti.

‘Cfarë mund të them, jam vërtet krenar sepse shpirti i skuadrës është vërtet i mirë’, tha ai.

‘Duhet ta mbajmë edhe më tej këtë lloj shpirti të skuadrës, sepse jemi duke përjetuar formë të mirë dhe nuk duhet ta humbim këtë ritëm’, tha Ancelotti.

‘Ne e treguam sepse ishim dy herë në disavantazh dhe u rikthyem, ne duhet ta mbajmë kështu dhe të fitojmë ndeshje’, përfundoi Carlo Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat