Solskjaer: Nuk duhet të konsiderohemi si pretendent për titull

Futboll

Solskjaer: Nuk duhet të konsiderohemi si pretendent për titull

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Solskjaer: Nuk duhet të konsiderohemi si pretendent për titull

Dje skuadra e Man United luajti baraz ndaj Evertonit në kuadër të javes së 23’të në Premierligë.

Ky takim u mbyll në 3:3, pas një drame të vërtetë në ‘Old Trafford’.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri, Solskjaer i cili tha se Man United nuk mund të cilësohet si favorit për titull.

"Unë nuk do të fajësoja askënd për golat, por ne e dimë se mund të kishim bërë më mirë si skuadër për të gjithë ata gola të pësuar", tha ai.

"Rezultatet krijojnë disponimin, goditja e fundit e topit na bën të shkojmë në shtëpi vërtet të zhgënjyer. Kemi humbur dy pikë në një aksion të gjatë, të cilin duhej ta ndalnim më mirë".

Gjithashtu, Solskjaer thotë se ata janë shumë larg për të qenë pretendentë për titull.

"Ne duhet të jemi më të mirë dhe të shohim se ku do të përfundojmë, duke shikuar në të ardhmen, ne duhet të ndalojmë së pranuari gola të lehtë", tha Solskjaer.

"Ne nuk duhet të konsiderohemi si sfidues të titullit. Kjo është më shumë një gjë që po thoni ju mediat britanike", përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat