Interi po kalon një krizë financiare dhe e gjitha lidhet me faktin se kinezët e “Suning” nuk mund të investojnë në klubin italian, për shkak të rregullave të Kinës që ua ndalon diçka të tillë.
Në këtë situatë, “Suning” po kërkojnë pronarë të tjerë për të shitur klubin, në mënyrë që të mos rrezikohet ndonjë kolaps i madh. Prej kohësh flitet edhe për Açraf Hakimin, për të cilin thuhet se mund të shitet në verë, për të gjeneruar të ardhura për klubin, në këtë situatë të vështirë që po kalojnë.
Zikaltrit ende nuk kanë paguar këstin e parë për lojtarin te Reali i Madridit dhe afatin e fundit për ta bërë këtë është 30 marsi.
Megjithatë sipas mediave italiane, tashëm drejtuesit e kanë marrë vendimin dhe Hakimi nuk do të largohet në verë. Marokeni po shkëlqen këtë sezon dhe drejtuesit e Interit nuk duan të largojnë një nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit dhe për këtë arsye kanë vendosur që ai të qëndrojë në këtë skuadër edhe për shumë vite të tjera.