Galatasaray ka triumfuar në “Şükrü Saracoğlu” ndaj Fenerbahces në super derbin e Turqisë.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 1 në të mirë të mysafirëve.
Ishte një humbje tronditëse për Mesut Ozil dhe bashkëlojtarët e tij të cilët reagun pas kësaj humbje.
Ozil tha se do të dëshironte që derbi i tij i parë të përfundonte ndryshe, por poashtu premtoi që do të bëjnë gjëra të mëdha në vazhdim.
“Dëshiroja që derbi im i parë me ekipin tim të përfundojë ndryshe, na vjen shumë keq për rezultatin mbrëmë. Por unë erdha në Fenerbahçe për të fituar fitore dhe për t’i gëzuar ato me shokët e skuadrës dhe tifozët e mi. Rruga jonë është e gjatë dhe shpresojmë që kampionati të jetë i suksesshëm nëfund…. ne gjithmonë do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për këtë klub“, shkruajti Ozil.