Chelsea do tentojë që edhe sonte të vazhdojë me serinë e ndeshjeve pa humbje në Premier Ligë, teksa takohet me skuadrën e vendit të fundit.
Chelsea nuk ka pësuar humbje nën urdhërat e Thomas Tuchelit, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit.
‘Blutë’ nga Londra edhe sot pritet të arkëtojnë pikët e plota, pasi që takohen me Sheffield United, skuadër e cila renditet e fundit në tabelë.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 20:15 në ‘Bramall Lane’ dhe tashmë janë zbuluar edhe formacionet e mundshme.
Formacioni i mundshëm i Sheffield United: Ramsdale; Basham, Egan, Jagielka; Lowe, Lundstram, Norwood, Fleck, Bogle; McGoldrick, Sharp.
Formacioni i mundshëm i Chelseas: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Ziyech, Abraham, Pulisic.
Thiago Silva do t’i mungojë Chelseas shkaku i lëndimit, teksa në dyshim janë edhe Kai Havertz e Kurt Zouma.
Lajm i mirë pë Tuchel është rikthimi i N’Golo Kante, Hakim Ziyech, Christian Pulisic dhe Ben Chilwell.