Bismark Sie është shumë pranë të kalojë tek CSKA Sofia e Bullgarisë, teksa mediet ganeze këtë gjë e bëjnë punë të kryer, raporton Gazeta Olle.
Sulmuesi 19 vjeçar duket se ka impresionuar skuadrën më të trofeshme bullgare dhe ata kanë vendosur që ta blejnë kartonin e tij.
Sie ka qenë pjesë e kampit stërvitor të CSKA Sofies në Turqi, teksa së fundmi ka luajtur në një takim miqësor kundër Lokomotivës së Sofies.
Ai u fut si rezervistë dhe arriti të dhuroj një asistim, duke e impresionuar edhe trajnerin Bruno Akrapoviç që pas takimit thurri elozhe për sulmuesin e skuadrës mitrovicase duke e përshkruar si një sulmues i kohëve moderne.
“Kam folur me pronarin e skuadrës tani e disa kohë, do të përpiqemi që ta transferojmë futbollistin sa më shpejtë që të jetë e mundur” – tha trajneri pas ndeshjes.
Bismark la përshtypje të mëdha në Superligën e Kosovës gjatë stinorit vjeshtor, duke arritur të realizoj gjashtë gola në 17 takime dhe duke qenë një nga zbulimet më të mëdha të vitit.