Tuchel ka katër mbrotjës qendre në listë, njëra nga ta do t’i bashkohet Chelseat në verë

Futboll

Tuchel ka katër mbrotjës qendre në listë, njëra nga ta do t’i bashkohet Chelseat në verë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:43
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel ka marrë javë më parë drejtimin e Chelseat, por objektivi nuk është titulli i kampionit.

Ka qenë vet trajneri gjerman që ka thënë se mbetën larg titullit, pasi objektivi kryesor është një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Tuchel ka për synim që ta përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ri, pasi ky repart mbetet më problematiki te Chelsea.

Katër emra të mbrojtësve janë në listën e gjermanit dhe që të gjithë vijnë nga elita e futbollit gjerman Bundesliga.

Jerome Boateng, David Alaba dhe Niklas Sule janë në listën e teknikut gjerman dhe që të tre futbollistët janë pjesë e Bayernit.

Emri i katërt në listën e Chelseat është ai i mbrojtësit francez të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Mediat angleze kanë raportuar se objektivi kryesor i The Blues është Davide Alaba me austirakun që do të largohet si i lirë nga Bayern Munich.

Sa i përket Dayot Upamecanos transferimi i tij duket i vështirë pasi është raportuar se reprezentuesi francez ka një marrëveshje personale me Bayernin për t’iu bashkuar në verë, me kampionin në fuqi që pritet ta paguajë klauzolën e tij prej 40 milionë eurove.

Niklas Sule dhe Jerome Boateng duken më të arritshëm dhe Tuchel do të tentojë transferimin e njërit nga ta në Stamford Bridges.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat