Tottenham këndellet më në fund, pas tri humbjeve iu kthehet fitoreve në Premier League.
Spursat shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj West Bromwich-it. Kreatorë të fitores janë futbollistët Harry Kane dhe Son Heung-Min, të cilët shënuan në minutën e 54-të përkatësisht 58-tën.
Tottenham arkëton te pikë të rëndësishme dhe që shpresojnë se do të vazhdojnë me fitore edhe në takimet e radhës.
Tottenham renditet në vend të shtatë me 36 pikë pas 23 jave, ndërsa West Bromwich është i parafundit (i19-ti) me 12 sosh.