Skuadra italiane, Napoli, ka konfirmuar lëndimin e Kostas Manolas. Pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të Kalidou Koulibaly, listës së problemeve në mbrojtje iu është shtuar edhe Kostas Manolas me lëndimin e tij.
Napoli konfirmoi në uebfaqen e klubit se Manolas ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë dhe koha e rikupërimit nuk dihet ende.
Manolas u zëvendësua pas 68 minutash në duelin ndaj Genoas, ai u zëvendësua nga Amir Rrahmani. Tani, Rrahmani mund të përfitojë nga situata e lëndimeve në mbrojtje dhe të fitojë besimin e Gattusos gjithashtu duke ngritur formën e lartë që kishte në sezonin e kaluar.
Manolas do ti nënshtrohet testimeve mjekësore për të vlerësuar shkallën e lëndimit sot.