Suedezi Zlatan Ibrahimoviç dhe kroati Ante Rebiç, secili shënuan nga dy gola dhe nuk treguan mëshirë për Crotonen.
Milani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Crotones, në takimin që u luajt në “San Siro”.
Rosonerët shpërthyen me gola në 45 minutat e dytë, pasi që pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.
Futbollistët Ibrahimoviç (30' e 64'), Rebiç (69' e 70') shënuan për fitoren e thellë të skuadrës kuqezi.
Milan kryeson tabelën me 49 pikë, ka dy më shumë se Interi pas 21 jave në Serie A dhe Crotone është në fund me 12 sosh.