​Liverpool – City, publikohen formacionet zyrtare, kthehet Mane, Shaqiri në stol

Futboll

​Liverpool – City, publikohen formacionet zyrtare, kthehet Mane, Shaqiri në stol

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:55
​Liverpool – City, publikohen formacionet zyrtare, kthehet Mane, Shaqiri në stol

Kryendeshja e xhiros së 23 në Premier Ligë padyshim se zhvillohet në stadiumin “Anfield Road”, aty ku ballafaqohen Liverpooli dhe Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola është në vendin e parë në tabelë dhe po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme të rezultateve, derisa Liverpooli i drejtuar nga Jurgen Klopp është në vendin e katër me 40 pikë dhe ka një formë jo stabile të rezultateve, përcjell KosovaPress.

Në rast të humbjes, Liverpooli mund të pësonte një goditje të rëndë në rrugën për titull, andaj kjo sfidë është tejet e rëndësishme për “The Reds”.

Ndeshja fillon nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Arnold, Fabinho, Henderson, Robertson, Ëijnaldum, Jones, Thiago, Mane, Salah, Firmino.

Manchester City: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Mahrez, Foden, Sterling

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat