Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, me gjithë asistimin në minutën e pestë dhe epërsinë e skuadrës së tij, Dijon, kjo nuk iu mjaftoi, pasi që vendasit u këndellën në vazhdim të takimit.
Montpellier triumfon me rezultat 4:2 ndaj Dijonit, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Francës.
Futbollisti shqiptar asiston në minutën e pestë kur shënon Coulibaly, 0:1.
Për Montepllier shënuan Labord (48' e 56), Savanier (61'), Skuletiq (90+1’) dhe për Dijonin realizuan Coulibaly (5') e Konate (88').
Celina u paraqit 64 minuta por dolën të zhgënjyer nga Montpellier. Montpellier zë vendin e 11-të me 32 pikë dhe Dijon është i 19-ti me 15 sosh.