Milani ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke fituar me “poker” kundër Crotones.
Dueli përfundoi me rezultat 4:0 për “kuqezinjtë” e drejtuar nga Stefano Pioli, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Më meritorët për këtë fitore të “Rossonerëve” ishin, Zlatan Ibrahimoviq dhe Ante Rebiq që shënuan nga dy gola.
39-vjeçari suedez, Ibrahimoviq është lojtari me notën më të lart sipas sajtit “Whoscored.com”. Ai u vlerësua me notën 8.9 në këtë përballje.
Me notë të lart u vlerësua edhe kroati, Ante Rebiq që mori notën 8.8.
Notë të mirë ka marrë edhe mbrojtësi i krahut, Theo Hernandez që u vlerësua 8.7.
Me këtë triumf, Milani shkon në kuotën e 49 pikëve dhe është lider i kampionatit me dy pikë më shumë se Interi.
Ndërkaq, Crotone është e fundit me vetëm 12 pikë të grumbulluara.