Totenhemi i drejtuar nga Mourinho është kthyer te fitorja pas tre humbjesh në Angli, në përballjet kundër Chelseat, Brighton dhe Liverpul. Këtë herë duke ia dalë në shifrat 2:0 kundër West Brom.
Golat janë realizuar nga ana e Kane dhe Son Heung-Min, përkatësisht në minutat 54 dhe 58.
Megjithatë kjo përballje nuk ishte edhe kaq e thjeshtë për vendasit. “Mallkimi” i Moratës për golat e anuluara në Itali duket se ka kaluar te Diagne. Sulmuesi i West Brom ka realizuar me kokë në minutën e 60 dhe në 82, por asnjëra prej tyre nuk është quajtur pasi kanë rezultuar si pozicion jashtë loje.
Po i njëjti futbollist ka qenë shumë afër golit në fundin e pjesës së parë, duke kërkuar orën teknologjike teksa Hugo Lloris e ka pritur topin në vijën fatale.