Skuadra e Ballkanit nga Theranda mobilizon forcat për ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Kosovës, kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Therandasit kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e madhe. Ndeshja luhet pasnesër në orën 13.00.
“Pjesa pranverore e Superliges për FC Ballkani fillon në ndeshjen e vlefshme për kupën e Kosovës ku skuadra jonë do të ndeshet me një rival shumë të fort siç është KF Llapi.
Klubi jonë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’u përgatitur sa më mirë për pjesën pranverore.
Shpresojmë të na fillon mbarë vazhdimi i garës”, njofton KF Ballkani.