Dy pjesë të ndryshme mes Baselit dhe Sionit, që përfundon me rezultat 2:2.
Në pjesën e parë, Baseli avancon me rezultat 2:0, por gjithçka ndryshon në pjesën e dytë dhe brenda 15 minutave të parë të kësaj pjese, barazohen shifrat 2:2.
Golat për Baselin i shënuan Arthur (37'), Kasami (32') dhe për Sionin Wesley (53') e Uldrikis (57').
Baseli edhe pse nga minuta e 82-të e kishte epërsinë numerike, nuk arriti të shënojë golin e fitores, përkundër që futbollisti Clemenza u përjashtua nga loja pas dy të verdhëve.
Futbollisti Albian Hajdari futet në lojë nga minuta e 56-të, ndërsa Edon Zhegrova nga ajo e 73-ta dhe Kasami u zëvendësua në atë të 86-tën, por me Baselin nuk arritën më shumë se një pikë.
Pas 19 jave në elitën e futbollit zviceran, Baseli mban vendin e dytë me 31 pikë dhe Sioni është i 8-ti me 20 sosh.