Nuk e ka fshehur zhgënjimin

Futboll

Nuk e ka fshehur zhgënjimin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:25
Nuk e ka fshehur zhgënjimin

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe zemërimin pas barazimit 3:3 kundër Everton-it në kampionat.

“Duhet të reflektojmë mbi ndeshjen me Everton. Kemi kohë për ta bërë”, ka thënë portugezi për faqen zyrtare të klubit.

“Mendoj se është një nga ato ndeshja nga e cila të gjithë mund të mësojnë diçka. Janë ndeshje që duhet t’i fitojmë. Nuk mund të pësohet një gol në fund si ai”.

“Një gol me të vërtetë i shëmtuar për mënyrën si ka ardhur. Duhet të jemi më të përqendruar, duhet të jemi gati dhe më të fortë. Duhet ta mbrojmë avantazhin tonë dhe fitoren tonë me çdo mjet të mundshëm, duke dhënë gjithmonë gjithçka”.

“Sinqerisht, nuk ka asnjë rëndësi si luan. Ka rëndësi vetëm të fitosh. Do të kisha preferuar që të kishim luajtur më keq, por ta kishim fituar ndeshjen. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që pësojmë gol në sekondat e fundit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat