Dinamo Zagrebi ka marrë tri pikë në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Istra 1961.
Klubi me nam në futbollin kroat iu desh vetëm një gol për t’i marrë pikët maksimale në kryeqytet.
Talenti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati është inkuadruar në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të.
Kastrati me Dinamo Zagrebin po vazhdojnë të luftojnë për titullin e kampionit në Kroaci, derisa ndjeken nga Osijeku me pikë të njëjta (45).
Kujtojmë se lojtari kosovar kaloi te Dinamo nga Lokomotiva e Zagrebit.