Është tërhequr shorti i çerekfinaleve të Kupës DFB, me Werder Bremenin që e pret punë e lehtë të paktën në “letër”.
Skuadra e Bundesligës do të takohet me SSV Jahn Regensburgun në raundin e katërt për Kupë në udhëtim. Takimet të zhvillohen me 2 dhe 3 mars.
Drejtori sportiv i klubit nga Bremen, Frank Baumann ka folur për faqen zyrtare të klubit për këtë takim, duke theksuar se nuk duhet nënvlerësuar skuadrën e Regensburgut.
“Sigurisht që do të kishim preferuar një ndeshje në shtëpi si në dy raundet e fundit, por do ta marrim ashtu siç vjen. Ne nuk do të nënvlerësojmë Jahn Regensburg, i cili mbizotëroi kundër Kolnit në raundin e fundit. Unë gjithashtu pres që të shoh përsëri Jan-Niklas Beste në lojë, të cilin aktualisht e huazuam te Jahn Regensburg”, ka thënë ai.
Kujtojmë se pjesë e Werder Bremenit është edhe Milot Rashica i cili është një nga më të rëndësishmit në skuadrën që bën gara në elitën e futbollit gjerman.