Sulmuesi kuqezi shënon 5 gola në 5 ndeshje radhazi me Ferencvaroshin!
Myrto Uzuni po kalon një periudhë të jashtëzakonshme me ekipin e tij Ferencvarosh.
25-vjeçari shënoi sot në sfidën kundër Fehervarit golin e pestë në pestë takime radhazi.
Sulmuesi i Shqipërisë zhbllokoi sfidën e javës së 20-të të kampionatit hungarez në minutën e 11-të.
Deri tani në këtë sezon, Uzuni ka realizuar deri tani me kampionët hungarezë 10 gola në 25 ndeshje, duke qenë futbollisti kuqezi më në formë për momentin.