Podrimaj apo djaloshi që po shkëlqen në Hannover, synon ta vesh fanellën e Kosovës 

Futboll

Podrimaj apo djaloshi që po shkëlqen në Hannover, synon ta vesh fanellën e Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 shkurt 2021 Në ora: 21:09
Podrimaj apo djaloshi që po shkëlqen në Hannover, synon ta vesh fanellën e Kosovës 

Në shtetet e ndryshme të Evropës, me sukses luajnë një numër i madh i talenteve shqiptarë. Sidomos në shtetin gjerman është një numër mjaft i madh dhe që po e dëshmojnë veten në ligat e ndryshme dhe po ashtu edhe për grupmoshat e reja.  

Ndër talentet e mëdhenj është edhe Adem Podrimaj, që nuk ka më shumë se 18 vjet dhe ka lind në Austri. Ai në moshën 6-vjeçare nisi të rrokullis topin, qysh atëherë dëshmoi talentin e tij. 

Fillimisht ka luajtur për grupmoshat e reja te skuadra e mirënjohur austriake, Austria nga Vjena.

Image

Si 11-vjeçar vendosi të shkojë në Bad Aibling të Gjermanisë, nga i cili mjedis kanë dalur disa lojtar profesionist.

Pas një periudhe katërvjeçare Podrimaj ftohet në një stërvitje në  Hannover 96 dhe në verë të atij viti e ftuan të bëhet pjesë e Hannover U-16. Në korrik të vitit 2020 ia ofruan kontratë dyvjeçare profesionale për junior.
Aktualisht luan për Hannover U-19 dhe është prej mesfushorëve më të mirë. 

Image

Synimi i 18-vjeçarit është që ta vesh edhe fanellën e  Kombëtares së Kosovës në një të ardhme të afërt. 
Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, flet për synimet e tij dhe shumëçka tjetër.

“Bota sot”:  Jeni pjesë e skuadrës së juniorëve të Hannoverit, prej skuadrave më të njohura në Gjermani, sa jeni i kënaqur në përgjithësi?

Adem Podrimaj: Jam shumë i kënaqur, sepse Hannoveri si ekip na jep shumë mundësi për të zhvillu vetveten. 
Posaçërisht në kohë Pandemie kanë marrë masa shumë për të bërë të mundshme vazhdimin e stërvitjeve. Kemi shumë harmoni mes lojtarëve, trajnerëve dhe stafit e cila na ndihmon shumë si ekip dhe jem si gjithmonë të fokusuar në synimet tona si ekip.

“Bota sot”: Cilat janë synimet me Hannoverin U-19?
Adem Podrimaj:
Synimet tona me ekip janë të luajmë një sezon me sukses, me dhënë 100 për qind në çdo lojë dhe me arritur që të jem ndër 3 të parët në tabelë. Edhe pse Pandemia na ka lënë më shumë pak mundësi të luajmë, jam prapë pozitiv dhe shpresoj se do të kthehem sa më shpejt në fushë për t’u përball me ekipet tjera dhe të luajmë një sezon sa më të mirë me Hannoverin.

Image

Synimet e mija personale në ekip janë që të japë maksimumin në çdo stërvitje si dhe çdo lojë që të zhvillohem sa më shumë dhe të depërtoj në ekipin e parë. Jam i angazhuar edhe për të arrit ta reprezentoj Kosovën dhe të më jepet mundësia që ta veshi fanellën e Kombëtares së Kosovës.

“Bota sot”:  A keni kontakte me Kosovë dhe në rast të ndonjë ftese do t’i thoni po ofertës së Kombëtares së Kosovës?

Adem Podrimaj: Fatkeqësisht deri tani nuk kam kontakte direkt me Kombëtaren e Kosovës por shpresoj se do të arrij të bëjmë kontakte në të ardhmen. Normalisht që përgjigja ime për Kosovën kishte me qenë po.

“Bota sot”: Cilët janë rivalët më të mëdhenj të Hannover U-19?

Adem Podrimaj: Rivalët më të mëdhenj për ne janë ekipet si RB Leipzig, Hertha BSC, Hamburger SV, Werder Bremen dhe Vfl Wolfsburg dhe si e dijmë të gjithë janë ekipet më të mira në Gjermani, por mua kjo me jep edhe më shumë motivim dhe jam i sigurt që i arrijmë synimet tona si ekip.

Image

“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për futboll?
Adem Podrimaj:
 Me futboll kam filluar në moshën 6 vjeçe. Edhe më herët kisha dashuri në këtë sport dhe familja im e cila ka qenë gjithmonë adhurues e futbollit me ka dhënë edhe më shumë motivim për të arrit sa më shumë në këtë sport. Normalisht edhe përkrahja dhe motivimi nga familja ime ka qenë një prej faktorëve kryesor për të qëndruar i motivuar sidomos në moshë shumë të re kur u largova nga familja dhe shkova në Gjermani për t’i ndjek ëndrrat e mija si sportist profesional.

“Bota sot”:  Nga cili futbollist frymëzohesh më shumë?
Adem Podrimaj:
Futbolisti Cristiano Ronaldo me inspiron më së shumti sepse ka dhënë gjithmonë 100 për qind dhe ka arrit më shumë punë në kulmin e këtij sporti dhe nuk dorëzohet dhe vazhdon edhe në një moshë të vjetër për një futbollist të punon në vetveten. Është një motivim shumë i rëndësishëm për mu sepse është shembulli perfekt për një karrierë të suksesshme dhe të qëndrueshme. Një futbollist tjetër është Andres Iniesta i cili me inspiron.

Luan shumë inteligjent dhe me shumë precizitet dhe patjetër janë personalitete shumë të respektuar dhe shembull të mirë se çka mundet të arrij një sportist me fokus dhe punë.

“Bota sot”: Në Hannover luajnë dhe dy shqiptarë, te skuadra seniore, Florent Muslija dhe Valmir Sulejmani, a keni bashkëpunim me ta?
Adem Podrimaj:
E Njoh Florent Muslijën dhe Valmir Sulejmanin, por deri tani nuk kem pas kontakt më të afërt. Por sa kam parë unë janë dy lojtarë shumë të respektuar dhe të fuqishëm dhe japin shumë në fushë të cilët e reprezantojnë Hannoverin pozitivisht dhe japin maksimumin si unë për këtë ekip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat