Manaj humbet kundër klubit të Pique!
Barcelona B, skuadër ku aktivizohet Rey Manaj dhe luan në kategorinë e tretë spanjolle, sot u mund me rezultatin 0:1 në “Johan Cruijff Stadium” nga ekipi FC Andorra.
Sulmuesi shqiptar sot luajti por nuk mundi të linte gjurmë. Në tribunë duke ndjekur ndeshjen ishte edhe ylli i Barcelona-s, Pique. Motivi?
Në vitin 2018 klubi i Football Club Andorra u ble nga grupi Kosmos, një kompani që operon në sektorin e investimeve sportive, ku Gerard Piqué ishte themelues dhe aksioner së bashku me sipërmarrësin Hiroshi Mikitani.