COVID 19 vazhdon të krijojë probleme për udhëtime mes shteteve, të cilat kanë masa të forta për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.
Një vëmendje të veçantë, vendet e kanë kundrejt Britanisë së Madhe duke qenë se atje ka pasur edhe një muracion të ri të virusit.
Kështu, masat për Britaninë janë të shtuara dhe kjo tashmë do të ndikojë edhe në botën e futbollit. Me rifillimin e Champions, anglezet kanë probleme dhe pasi Lajpcig-Liverpul është vendosur të luhet në Budapest, edhe Atletiko Madrid e ka një plan B për ndeshjen ndaj Çelsit.
Spanjollët në rast se nuk do të arrijnë ta luajnë ndeshjen në shtëpinë e tyre, atëherë do të propozojnë stadiumin Nacional në Bukuresht.
Ky impiant sjell kujtime të mira për bardhekuqtë të cilët kanë fituar Europa League ndaj Atletik Bilbaos dhe shpresojnë që nëse luajnë ndaj Çelsit aty, të përsërisin suksesin.