Chelseas po i shkon mbarë me trajnerin e ri, Thomas Tuchel, duke shënuar fitoren e tretë rresh.
Sonte shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Sheffield Utd, në takimin e javës së 23-të.
Vendasit u përpoqën maksimalisht që ta nxjerrin një pikë, por pa sukses.
Për të kaltrit janë tre pikë të mëdha në luftë për katërshen e madhe. Për Chelseat shënuan Mount (43') dhe Jorginho (58'-nga penalltia), ndërsa për Sheffield Utd Rudiger realizoi autogol (54').
Chelsea ngrihet në vend të pestë me 39 pikë dhe Sheffield Utd është në fund me 11 pikë.