Lazio arkëton tre pikë me shumë vështirësi por të ëmbla në luftë për katër vendet e para në Serie A.
Lazio ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së 21-të.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit nga minuta e 73-të apo luajti vetëm 17 minutat e fundi.
Immobile është kreator i fitores, duke shënuar në minutën e 61-të.
Ronaldo i Juventusit udhëheq listën e shënuesve me 16 gola, ka dy më shumë se tre futbollistë tjerë, si Immobile (Lazio), Lukaku (Interi) dhe Ibrahimoviç (Milan).
Lazio ngjitet në vend të pestë me 40 pikë, ndërsa Cagliari është i 18-ti me 15.