Lazio ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në kampionat kundër Cagliarit.
Kryeqytetasve iu mjaftoi një gol për të korrur pikët maksimale, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të.
Goli i vetëm 90 minutave u realizua nga top sulmuesi italian, Ciro Immobile në minutën e 61-të.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është inkuadruar në minutën e 73-të në vend të Correas.
Ky i fundit u vlerësua me notën 6.3 nga sajti “Whoscored.com” për aq minuta sa ishte në fushë.
Lojtari me notën më të lart ishte golashënuesi i vetëm i këtij takimi, Ciro Immobile që mori notën 8.0.