Federata e Futbollit të Kosovës ka kohë që është njëra prej instuticioneve më të kritikuara në Kosovë.
Mënyra e sistemit të punës, punësimet, emërimet, por edhe mos-mbajtja e kuvendit zgjedhor janë disa nga pikat për të cilat kritikohet FFK-ja.
Gazetarja e ATV, Natalie Tahiri në një moment ia bëri një pyetje tejet interesante gazetarit kritik të FFK-së, Arbnor Lutës.
"Pse emri yt është shumë i përmendur në FFK?", ishte pyetja e Tahirit.
Ndërkaq, përgjigjja e Lutës ishte:
"Raportimi për kuvendin që nuk u mbajt, punësimet dhe të tjerat", ka thënë Arbnor Luta.
"Nuk e kam fare problem. Nuk e kam me askënd personale aty", shtoi ai.