Barcelona ka arritur një fitore të vështirë ndaj Real Betisit në kuadër të xhiros së 22-të të La Liga.
Barçës iu desh të rikthejë rezultatin sepse gjendej në disavantazh, fitoren e “Blaugranëve” e vulosën golat e Messi min (59′), autogoli i Ruiz min (68′) dhe Trincao në min (87′) i cili shënoi golin e parë në fanellën e Barçës.
Edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e pjesës së parë, por ai cilësoi të mirë reagimin e skuadrës në pjesën e dytë.
“Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, duhet të mundohemi më shumë të shpartallojmë mbrojtjet. Kur humbëm topin, reaguam ngadalë, nuk pashë përformancë solide”, tha Koeman.
“Ne e fituam ndeshjen shkaku i mentalitetit të skuadrës dhe cilësisë së lartë të lojtarëve”, përfundoi Ronald Koeman.
Barcelona nuk kishte asnjë goditje në portë në pjesën e parë kundër Real Betisit. Gjërat dukeshin shumë më mirë pas pushimit të pjesës së parë, pasi Pedri dhe Leo Messi hynë në lojë, me këtë të fundit që shënoi golin e parë të Barçës vetëm dy minuta pas inkuadrimit të tij në lojë.
Tani, Barcelona ngjitet në pozitën e dytë me 43 pikë, po aq sa Real Madridi dhe shtatë pikë më pak se Atletico Madrid.