Probleme për Zidane, Odriozola dhe Militao nuk stërviten

Futboll

Probleme për Zidane, Odriozola dhe Militao nuk stërviten

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Probleme për Zidane, Odriozola dhe Militao nuk stërviten

Kriza e lëndimeve tek Real Madridi sa vjen dhe shtohet.

Real Madrid do të ndeshet me Getafen, por listës së gjatë të lëndimeve i janë shtuar edhe Eder Militao dhe Alvaro Odriozola.

Reali ka mbajtur seancën e fundit stërvitore sot në orën 11:00 para ndeshjes me Getafen, dhe në mediat spanjolle thuhej se shpresa ishte qe futbollistët të paraqiten së fundmi në këtë seancë, por sipas “El Chiringuito”, dyshja mungoi dhe nuk do jenë të gatshëm.

Tani, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pritet të ketë vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë të gatshëm, por që sipas lajmit, ai pritet që hapësirat boshe ti mbushë me lojtarë të Castillas.

Militao dhe Odriozola i bashkohen Lucas Vazquez, Valverde, Carvajal, Rodrygo dhe se fundmi edhe Sergio Ramos. Ende nuk dihet për Toni Kroos a do të jetë i gatshëm për ndeshje.

Hazardi dhe Ramosi po ndjekin programin rikuperues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat