Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare mund të bashkohet me skuadrën e Leipzig.
Drejtori i Biancocelestëve, sipas Tuttomercatoweb, përfundoi në radarin e Leipzig.
Tare u emërua drejtor sportiv në Lazio në korrik të vitit 2008 dhe shqiptari ka bërë punë të jashtëzakonshme me ekipin e kryqytetit italian.
Puna e tij në Itali nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe shqiptari është lidhur me RB Leipzig, por TMW pretendon se pala gjermane ende nuk ka kontaktuar klubin italian.
Leipzig mund të bëjë një lëvizje në muajt e ardhshëm, pasi ata janë duke kërkuar një drejtor të ri për sezonin e ardhshëm.