Në mesjavë dhe fundjavën e ardhshme do të rikthehet futbollit vendor me ndeshjet e Kupës së Kosovës dhe të Superligës.
Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë janë dy super-ndeshje ndërmjet FC Prishtinës dhe Dritës që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe ajo në ndërmjet Llapit dhe Ballkanit në Podujevë.
Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit, Dardan Çaka me ndihmësit e tij, Fatlum Berishën, Bujar Selimajn dhe gjyqtar i katërt Selim Isufin.
Në derbin tjetër interesante që do të zhvillohet në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, gjyqtar kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi me asistentët, Granit Hysenin, Elvis Bicajn e Mentor Ajetin.
Këto janë delegimet e plota për ndeshjet e 1/8 në Kupën e Kosovës: