Elseid Hysaj duket se ka vendosur që të largohet nga Napoli pas këtij sezoni kurse sot raportohet se Benfica është në kontakte me shqiptarin.
Mbrojtësi i djathtë, 27 vjeç, ishte transferuar në gusht të 2015 në Napoli për një shumë rreth pesë milionë euro.
Ai ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon në Serie A, derisa Gennaro Gattuso i ka dhënë mundësi që të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën.
Por, marrëveshja e tij skadon në qershor dhe shqiptari, sipas Tuttomercatoweb, ka vendosur që të largohet.
Kjo media thotë se Benfica tashmë i ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit dhe ka një përparim të vogël në negociata.
Hysaj ka 208 paraqitje për Blutë, ku ka shënuar një dhe ka bërë nëntë asiste gjatë kësaj kohe.