Ra nga një lartësi prej 4 metrash, futbollisti i skuadrës italiane në gjendje të rëndë

Futboll

Ra nga një lartësi prej 4 metrash, futbollisti i skuadrës italiane në gjendje të rëndë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Mbrojtësi i skuadrës së të rinjve të Helas Veronës, Andrea Gresele, është shtruar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Futbollisti 18-vjeçar, u godit nga disa kabllo të tensionit të lartë elektrik në një stacion treni dhe pas goditjes së marrë, ra nga një lartësi prej 4 metrash. Menjëherë pas kësaj, i riu është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e mjekësve, por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e përkeqësuar.

“L’Arena” raporton se Gresele ka pësuar thyerje të shumta në turp, teksa ka djegur edhe dorën e tij. Nuk ka ende të dhëna të tjera, se si paraqitet gjendja e mbrojtësit, duke mbajtur në ankth të gjithë.

Edhe klubi i Veronës ka dalë me një komunikatë në profilin zyrtar, duke thënë se janë afër lojtarit dhe familjes së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat