Thomas Strakosha, portieri i Lazios që humbi vendin e titullarit me ardhjen e Reina, foli për Sky Sports në Gjermani duke hapur një lamtumirë të mundshme në verë.
Strakosha nuk është më në planet e Inzaghit dhe mund të largohet në verë.
“Unë jam i hapur për sfida të reja. Lazio është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm në karrierën time”, tha fillimisht Strakosha.
Borussia Dortmund? Ata janë një klub i shkëlqyeshëm me ambicie të mëdha. Është e qartë se ata janë një klub interesant që ka gjithashtu një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja po të thosha se nuk më interesonte”, përfundoi ai.