Skuadra e Serie D, Folgore Caratese ka zyrtarizuar Isaac Drogba që është djali i legjendës së Chelsea, Diedier Drogba
I lindur në Paris në dhjetor të vitit 2000, Isaac Drogba ka luajtur për të rinjtë e Chelsea para se të kalojë në Guingamp.
Skuadra e Serie D ka lajmëruar nënshkrimin e tij në faqen zyrtare të klubit.
“Folgore Catanese ka nënshkruar me Isaac Drogba, djalin e Diedier, një marrëveshje permanente”, thuhet në deklaratë.
Babai i tij, Didier kaloi tetë sezone në Chelsea duke shënuar 164 gola në 381 paraqitje.
Ish sulmuesi i Bregu të Fildishtë ka fituar 14 trofe me klubin nga Londra Jugore, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2011/12.