Chelsea duket se e ka në shitje mesfushorin e saj Ross Barkley.
Blutë e kanë huazuar për këtë sezon Barkleyn në Aston Villa, ku ai ka pasur paraqitje të mira.
Por, në afatin e verës, skuadra londineze dëshiron që ta shesë atë.
Sipas portalit 90min, Chelsea është duke kërkuar 40 milionë funte për atë skuadër që e dëshiron Ross Barkleyn.
Mesfushori anglez, që po luan mjaft mirë si i huazuar te Aston Villa mund ta vazhdojë karrierën edhe te kjo skuadër.
Sipas kësaj media, Dean Smith dëshiron që 27 vjeçari të qëndrojë në skuadrën nga West Midlands.