Suarez thyen rekordin e Ronaldos

Futboll

Suarez thyen rekordin e Ronaldos

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:07
Luis Suarez

Ylli i Atletico Madridit, Luis Suarez është duke shkëlqyer me jetën te Atletico Madrid dhe me golat ndaj Celtas, ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos.

Uruguaiani shënoi dy herë në fitoren ndaj Celta Vigos (1 – 2).

Me këto gola, Suarez ka arritur në kuotën e 16 golave në 17 ndeshjet e para për Atletico Madridin, duke u bë lojtari më i shpejtë që arrin 16 gola për një klub në shekullin e fundit.

Lojtari që më herët e ka mbajtur këtë rekord është ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo gjatë kohës te Real Madridi duke shënuar 15 gola në edicionin 2009/10.

Atletico prinë në tabelë me tetë pikë më shumë se Reali dhe Barcelona, derisa ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat