Hysaj nuk rinovon me Napolin

Futboll

Hysaj nuk rinovon me Napolin

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Hysaj nuk rinovon me Napolin

Shanset që Elseid Hysaj të rinovojë kontratën që i skadon këtë verë me Napolin sa vinë e pakësohen, madje sipas menaxherit të futbollistit Mario Giuffredi e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare është vendosur tashmë dhe do të jetë larg Napolit.

Në një intervistë agjenti i futbollisti përgënjeshtroi lajmet për rinovimin ndërkohë që shtoi se Hysaj është një profesionist i vërtetë dhe do të japë maksimumin për Napolin deri në fund të kontratës.

“Lajmet për rinovimin? Kjo çështje është e mbyllur.

Nga sezoni i ardhshëm Hysaj do të jetë diku tjetër. Po flasim me klube të tjerë, siç e parashikon rregullorja e FIFA-s, duke pasur parasysh që Hysaj do bëjë maksimumin për Napolin deri në qershor”, u shpreh Giuffredi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat