Ander Herrera, për dallim prej disa shokëve të tij te Paris Saint Germaini, nuk ka dashur të flasë për spekulimet që e lidhin Lionel Messin me klubin francez.
Leos do t’i skadojë kontrata në qershor dhe ka zëra se do të ndërrojë skuadër, me Manchester Cityn dhe Paris Saint Germainin që e duan 33-vjeçarin.
“Kur Barça flet për Neymarin nuk më pëlqen, kështu që nuk them asgjë për Messin”, tha spanjolli për Cadena SER.
Derisa kur u pyet për treshen e mundshme Messi, Neymar dhe Mbappe – ai tha: “Nuk e di se si funksionon ‘fair play’ financiar, por mendoj që jo. Në futboll kam parë gjithçka”.
“Messi është lojtari më i mirë që jam përballur me të”.
Në përballjet me Barcelonën në Champions League, Herrera tha se të tijtë duhet të kenë kujdes pikërisht nga Leo, e po ashtu edhe nga De Jong, që janë më në formë aktualisht te Barça.