Synojnë rinovimin e kontratës me Jordan Veretout!
Pas zgjidhjes së çështjes Dzeko te Roma, drejtuesit tani kanë një tjetër prioritet, rinovimin e kontratës me Jordan Veretout.
27-vjeçari është kthyer në titullar të padiskutueshëm në mesfushën e Fonsecës dhe duke parë zërat e merkatos nga disa klube të mëdha, klubi dëshiron ta shpërblejë francezin me një kontratë të re dhe sigurisht me rritje të pagës.
Ditët e ardhshme, agjenti Giuffredi do të takohet me drejtuesit për rinovimin deri në 2024 dhe duke parë se Veretout ndihet mire, nuk do të ketë pengesa për firmën në kontratën e re.