Isaac Drogba, djali i legjendës së futbollit afrikan (Didier), është transferuar në futbollin italian.
Pas aventurës në Francë, te skuadra e EA Guingamp, sulmuesi 20-vjeçar tani do të luajë në Ligën e Katërt në Itali, te skuadra e Flogore Cartese.
Që nga 1 korriku i vitit 2020, Drogba i ri kishte mbetur pa skuadër. Ai luajti edhe tek Akademia e Chelseat në sezonin 2018.
Isaacu i ka disa tipare sulmuese të babait të tij, por vetëm ndonjë mrekulli e madhe mund ta bëjë atë si ish-futbollistin e Chelseat.