Faza e 1/8 së Kupës së Kosovës në futboll e hap ditën e sotme stinorin pranveror në futbollin tonë.
Gjatë ditës së sotme (e martë) në program janë tri takime shumë interesante që fillojnë nga ora 13:00.
Ndeshja me vëmendjen më të madhe padyshim luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku FC Prishtina i bën nikoqirin Dritës.
Takim tjetër që nuk duhet humbur është edhe ajo ndërmjet Llapit dhe Ballkanit që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
E dueli i fundit i ditës së sotme zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Drenas ndërmjet Drenicës së përforcuar dhe skuadrës nga Liga e Parë, Ulpianës.
FC Prishtina – Drita
Formacionet zyrtare:
FC Prishtina: Haxho, Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, Bardhoku, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu
Drita: Rexhepi, Blakqori, Arago, Limani, Brdarovski, B.Shabani, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu.