Ibra po e udhëheq Milanin drejt titullit

Futboll

Ibra po e udhëheq Milanin drejt titullit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:48
Ibra po e udhëheq Milanin drejt titullit

AC Milan po kalon nëpër një formë fantastike këtë edicion në Serie A. Formë që kishte kohë që nuk e kishim parë te klubi i madh italian.

Personi kyç për këtë sukses të “Rossonerëve” është sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç.

Në 11 ndeshjet që ka luajtur Ibrahimovic në Serie A ka realizuar 14 gola, që i bie një gol në çdo 62.9 minuta. Prej tyre tri i ka shënuar nga pika e bardhë.

Sulmuesi 39-vjeçar ka munguar në 10 ndeshje të Serie A për shkak të lëndimit, kurse një kohë edhe ishte i infektuar me koronavirus.

Në 11 ndeshjet që Ibrahimovic ka qenë prezent, Milan i ka shënuar 24 gola, ndërsa 14 prej tyre kanë ardhur nga Zlatan Ibrahimovic.

Në përqindje, i bie se Ibrahimovic i ka shënuar mbi 58% të golave të Milanit, në ndeshjet që ai ka qenë prezent.

Aktualisht, “Rossonerët” janë në vendin e parë me 49 pikë, dy më pak se Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat