Sinemati ka kërkesë

Futboll

Sinemati ka kërkesë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:53
Sinemati ka kërkesë

Gëzim Sinemati ka folur sa i përket situatës aktuale të Vllaznisë në kampionatin shqiptar, atje ku shkodranët janë ende duke kryesuar, pavarësisht humbjes së fundit kundër Laçit. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Sinemati ka prekur edhe intervistat e shpeshta të sponsorit Alban Xhaferi duke i kërkuar që të dalë më pak në mediat dhe televizionet sportive.

“Kjo humbje e marrë i duhej Vllaznisë. E fali ndeshjen me Kastriotin dhe e fali arbitri, se e dimë mirë atë rastin e penalltisë që u fol atëherë.

Thanë se Vllaznia ka kundërshtar vetëm veten, por në fakt Vllaznia i ka kundërshtar të gjithë. E pompuan shumë, e rritën shumë.

Pastaj edhe sponsori i ri, po luan më tepër Albani se Vllaznia. Po jep javë për javë intervista, ndryshe nga presidentët e tjerë që dalin e flasin rrallë në televizione. Kampionati ynë nuk do protagonizëm. Të rinjtë duhet të mësojnë nga këto ligje”, tha Sinemati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat