Gjykatësi Sportiv “godet” Juventusin!
Gjykatësi Sportiv i Federatës Italiane të Futbollit, ka vendosur të dënojë me dy ndeshje për asistentin e Andrea Pirlos tek Juventusi, Roberto Baronio.
Ky skualifikim vjen si pasojë se Baronio ka kontestuar arbitrin e takimit në minutën e 45 të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Romës, ku i është drejtuar me një shprehje fyese.
Nuk dihet ende nëse klubi bardhezi do ta apelojë për të shlyer të paktën gjysmën e dënimit.