Milani është i interesuar për shërbimet e Antonio Mirante, që pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit.
Ish portieri i Romës ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat dhe ishte titullar te Roma në fillimin e sezonit.
Kontrata momentale i skadon në qershor dhe sipas Gazzetta dello Sport, Milani është i interesuar ta sjellë në skuadër si zgjedhja e tretë për edicionin e ardhshëm.
37-vjeçari është i lirë që të nënshkruajë kontratë paraprake me shtatë herë kampionin e Italisë dhe të transferohet në "San Siro" si agjent i lirë.
Klubi gjithashtu është në bisedime me Gigio Donnarumma për rinovimin e kontratës.