Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, Mario Baloteli mbrëmjen e djeshme kishte bërë pyetje përgjigje me fansat e tij në Story-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku është pyetur cilët janë më të mirë shqiptarët apo ganezët.
Sulmuesi italian i Monzës ka etiketuar personin që e kishte pyetur dhe kishte vendosur një zemër në mes dhe anash dy flamujt, atë të Ganës dhe atë të Shqipërisë.
Një gjest i mrekullueshëm i Balotelit i cili duket se i vlerëson shumë shqiptarët.
Aktualisht Baloteli ka zhvilluar me Monzën një sfidë, ku në debutim ka realizuar gol, aktualisht ndodhet i dëmtuar.